Spektakli më i madh i humorit në historinë e skenave dhe televizioneve shqiptare, ka sjellë 42 sezone spektakolare, me përvojën, energjinë dhe freskinë e tij, duke garantuar sukses të padiskutueshëm.

Mbi 1000 shfaqeve ndër 20 vite dhe mijëra e mijëra orëve, mbushur me të qeshura dhe duartrokitje.

42 sezone kanë sjellë simbolikën e madhe të semaforit ngjyrë portokalli, i cili prej vitesh na mban në dilemën e ndalimit apo të ecjes përpara.

Aktorëve më të shquar të humorit shqiptar i janë bashkuar emra dhe personazhe të rinj, që me batutat dhe historitë e tyre, janë bërë pjesë gazmore.

Në skenën e “Portokalli” kanë kaluar disa nga emrat më të njohur të komedisë.

Portokalli filloi të transmetohej më 31 dhjetor 2003 dhe përfshin komedi stand-up dhe muzikë live.

Shfaqja njihet për talljet me problemet e përditshme përmes humorit dhe satirës.

Gjithashtu tallet me figura politike shqiptare, e jo vetëm.

Skeçet nuk mungojnë duke përfshirë liderë të tjerë botërorë dhe marrëdhëniet e tyre me Shqipërinë.

Portokalli arrin një audiencë të moshave të ndryshme, edhe pse programi është për moshat mbi 18 vjeç, duket se as fëmijët nuk i rezistojnë batutave dhe skenave virale.

Sezoni i 42-të ka qenë një sukses i padiskutueshëm për “Portokalli” me një shitje maksimale të biletave, teksa i gjithë sezoni ka qenë ‘Sold Out’.

Në skenën dhe ekranin e Top Channel ndodh e qeshura!

Së shpejti, rikthehet programi më i madh i humorit në Shqipëri. Bli bileta në tickets.top-media.al

Sezoni 43 do të vijë me shumë surpriza.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA