Një i dënuar është arratisur nga burgu i Shënkollit.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, Në IEVP Lezhë ka munguar në apelin e mëngjesit pacienti Daut Hysen Laze i datëlindjes 30.08.1976 lindur në Çorovodë, banues në Tiranë, arrestuar me datë 16.11.2021 për dhunë në familje.

Sipas informacione, ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, ndërsa dihen ende rrethanat e arratisjes së tij.

Policia ka nisur kërkimet për kapjen si dhe hetimet ne lidhje me rastin.

Njoftimi

Më datë 4 shkurt 2025, në orët e para të mëngjesit, gjatë ndërrimit të turneve dhe kryerjes së apelit në IEVP Lezhë, është konstatuar mungesa e pacientit Daut Hysen Laze, i lindur më 30 gusht 1976 në Çorovodë dhe banues në Tiranë.

Ai ishte arrestuar më 16 nëntor 2021. Me vendimin nr. 528, akti datë 4 nëntor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë kishte vendosur ndaj tij masën mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, sipas nenit 46 të Kodit Penal.

Pas kontrollit të menjëhershëm nga stafi i policisë në institucion, është vërejtur se ky shtetas me mjekim të detyruar ka shfrytëzuar hapësirat e mundshme të cilat janë në parametrat e institucionit të posaçëm mjekësor për tu larguar nga rrethimi i institucionit.

Aktualisht, po analizohen pamjet e kamerave për të zbardhur dinamikën e plotë të ngjarjes.

Për ngjarjen është njoftuar SHKBB dhe po punohet intesivisht në bashkëpunim me strukturat e policisë për kapjen e tij.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta