Ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut, Denion Meidani ka pritur sot në takim kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmetin.

Teksa ka ndarë foto nga takimi i zhvilluar mes tyre, ambasadori Mediani e cilëson Ahmetin një patriot që nuk ka ndaluar kurrë veprimtarinë e tij për liri dhe progres të shqiptarëve.

‘Historia shkruhet nga ata që guxojnë dhe Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra’-thekson ambasadori në reagimin e tij.

Më gëzon sa herë që Baca Ali vjen në ambasadën e tij dhe të gjithë shqiptarëve – një figurë historike, një zë buçitës i palëkundur, një realitet vlerash të pamohueshme. Një patriot i vërtetë, që i është ngjitur maleve të rezistencës për liri dhe nuk është ndalur kurrë, duke ia kushtuar çdo betejë të jetës së tij të drejtave dhe përparimit të shqiptarëve. Historia nuk pret, ajo shkruhet nga ata që guxojnë – dhe Ali Ahmeti e ka shkruar me vepra!”- shkruan Meidani.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA