Kanceri i mushkërive i gjirit dhe i lëkurës janë kanceret që prekin më së shumti shqiptarët.
Shumica e tyre nisin kryesisht në moshën 50 vjeç e larta.
“Kanceri i mushkërive është më vdekjeprurësi”, tha mjeku Alban Ylli.
Edhe pse në dukje janë femrat ato që preken më së shumti nga sëmundjet tumorale, por statistikat tregojnë se meshkujt preken 25 % më shumë se gratë prej tyre.
Fakt është se sëmundjet tumorale po shtohen shumë pa kursyer edhe mosha të reja. Por cili është shkaku i tyre?
“Mishi i përpunuar industrialisht, alkooli kancerogjen, më i madh se duhani”, tha Ylli.
Ndotja mjedisore rrezatimi dhe kimikatet ndikojnë vetëm 5%.
Por mbrojtësi më i mirë shpjegon mjeku, është aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm.
Top Channel