15 të burgosur palestinezë nga dhjetëra të liruar nga Izraeli sipas marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin mbërritën sot në Turqi pasi u deportuan në Egjipt.
Ata janë të parët që pranohen nga një vend i tretë, përveç Egjiptit, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, e cila ndalon të burgosurit e dënuar nga Izraeli për sulme të dhunshme të kthehen në Territoret Palestineze.
Faza e parë e armëpushimit çoi në lirimin e 18 pengjeve nga Hamasi dhe 583 të burgosurve palestinezë nga Izraeli, nga të cilët të paktën 79 u dërguan në Egjipt. Ashtu si ata që shkojnë në Turqi, disa mund të shkojnë në Algjeri ose Katar, thonë burimet e Hamasit.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump për të diskutuar çështjet e Gazës dhe Iranit.
Lufta në Rripin e Gazës filloi me një sulm të militantëve të udhëhequr nga Hamasi më 7 tetor 2023.
Top Channel