“Sekreti” i Britanisë përballë Trump/ Lufta e tarifave dhe kërcënimet e SHBA ndaj BE, deindustrializimi i jep qetësi Londrës

03/02/2025 20:28

Kur duket se do jetë çështje kohe kur Trump do godasë BE me tarifa, ai e la gjysmë të hapur derën për tarifat ndaj Britanisë, aleatit më të ngushtë tradicional të Amerikës, në një kohë politike kur ishulli ajo drejtohet nga e laburistët e qendrës së majte, më pak të preferuari te presidentit amerikan.

Por ky i fundit deklaroj në stilin e tij kriptik dhe kërcënues se edhe Britania, mund të goditet, në vartësi të qëndrimit dhe marrëveshjes me Londrën, si dhe qasjes ndaj përafrimit potencial me Bashkimin Evropian, ç’ka është edhe qëllimi i vizitës këtë të hënë e kryeministrit Sir Keir Stamer në Bruksel për të folur për çështjet e sigurisë e mbrojtjes pas riardhjes në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

Ndërkohe, Downing Street nuk prononcohet nëse Londra do hakmerret ndaj tarifave amerikane dhe sipas zëdhënësit të qeverise britanike, nuk kërkon të hyjë në situata hipotetike.

Pikërisht, mosprononcimi i Londrës po varet nga shumë faktor dhe zhvillime. Pas disa javësh Stamer pritet të shkoj në Uashington, dhe aty do formësohet akoma më qartë ardhmëria e marrëdhënieve mes Londrës dhe Uashingtonit në epokën e Tramp 2-shit.

Londra diplomatikisht po vepron si një artist cirku në telin e ekuilibrit, ndërkohë që dukshëm kërkon që vezët ti mbaje në dy shporta, pasi nuk kërkon të armiqësoj asnjërën palë, por edhe ti dëmtoj marrëdhëniet me ndonjërën prej tyre, ne kurriz te tjetrës, në një plan afatgjatë. Ajo shpreson në një ujdi dhe mosirritim te Trampit, por, as me Brukselin me të cilin e lidhin shume fije, si partnerin më të madh tregtar të Londrës, me të cilin realizon përafërsisht  40% të eksportit dhe 50% të importeve të saj, edhe pse u largua nga blloku në 2020. Por nga ana tjetër, Amerika është një aleat jetik për Britaninë, ku përfitimet janë të dyanshme, me një vlerë prej 300 miliardë stërlinash dhe kur të dyja vendet janë investitorët më të mëdhenj të vetëm, ku secili ka investuar 1.2 trilionë stërlina në ekonomitë respektive.

Por Britania ka një armë sekrete; pikërisht, deindustrializmin e ekonomisë së saj, më shumë se çdo vend tjetër, pasi nuk prodhon shumë, ndryshe nga vendet e tjera, sesa ofron shërbime dhe sidomos ato në fushën e financës dhe  sektorin bankar.

Raporti me Trumpin, ka filluar siç është përfolur se do ishte sfida më e madhe politike dhe diplomatike e një kryeministri britanik si Stamer, që do duhet të shpërfaqet si një lojtar i rëndësishëm në skakierën botërore, siç kanë qenë historikisht shumica e paraardhësve të tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA