Gjesti është rikthyer në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” pas një pauze të shkurtër për t’u trajtuar nga mjekët, pas incidentit të ndodhur gjatë dasmës së Jozit dhe Loredanës.
Ai u largua për disa orë për të marrë ndihmën e nevojshme, pasi Gerta i kishte hedhur alkool në sy.
Duket se gjendja e Gjestit është përmirësuar dhe ai është i gatshëm të vazhdojë garën në reality show. Nga ana e saj, Gerta ka pranuar se e ka hedhur alkoolin në sy të Gjestit dy herë dhe ka theksuar se veprimi ishte i qëllimshëm.
Tani mbetet të shihet vendimi që do të marrë “Vëllai i Madh” për këtë ngjarje dhe si do të ndikohet dinamika e grupit nga ky incident.
Pavarësisht tensioneve që shpërthyen, Gerta dhe një pjesë e banorëve të tjerë vazhduan të shijonin darkën, duke e përjetuar këtë moment në mënyrën e tyre./ TAR
Top Channel