“Bomba” e shiut në Siçili! Në 4 orë ra shiu i një muaji, shkatërrime në zonën pranë Mesinës

03/02/2025 13:20

Sicilia u përball me një bombë të vërtetë të motit.

Një stuhi e fuqishme ka shkaktuar përmbytje masiven në zone, duke detyruar ekipet e ndërhyrjes së shpejte të kryenin mbi 100 operacione për të shpëtuar qytetarët e tmerruar, që u bllokuan në banesat e tyre nga vërshimi i rrufeshëm i ujërave. Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytjeve në shumë zona, ku uji ka marrë përpara edhe makinat e parkuara.

Fshati sicilian i Zafferias pranë Messina u pushtua nga balta e mbeturinat. Reshjet e rrëmbyera të shiut që goditën rajonin, e në veçanti zonën jugore të qytetit sicilian, përmbytën gjithashtu pjesërisht edhe spitalin lokal atje. Ndërkohë në zonën Furci Siculo, kryebashkiaku Matteo Francilia dhe këshilltari lokal Agatino Pistone shpëtuan vetë drejtuesin e një automjeti, cili ishte bllokuar në një nënkalim të përmbytur. Burri u kthye në shtëpi nga zjarrfikësit që mbyllën rrugën shtetërore midis zonave Grotte dhe Calcare, ku një përrua tjetër, Savoca, kishte dalë nga brigjet e tij.

Përmbytjet në Siçili u shkaktuan pasi shiu i një muaji ra brenda vetëm 4 orësh, e nuk i la kohë banorëve të reagojnë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA