Spektakël në Premier League, surpriza e këtij sezoni fiton me 7 gola një javë pasi u mposht 5-0

01/02/2025 15:38

Premier League është padyshim kampionati më spektakolar në europë, me futbollin anglez që surprizon javë pas jave.

Një nga këto surpriza është padyshim dhe Nottingham Forest, skuadër e cila një vit më parë luftonte për të mbijetuar, këtë sezon është drejt Ligës së Kampionëve për vitin e ardhshëm.

Skuadra e drejtuar nga Nuno Espirito Santo arriti një fitore spektakolare në ndeshjen e parë të javës së 24-të, pikërisht një javë pasi u mposht 5-0 nga Bournemouth.

Nottingham luajti në shtëpi përballë Brighton, duke triumfuar me rezultatin e thellë 7-0.

Ylli i kësaj sfide ishte 33-vjeçari Chris Wood, i cili shkëlqeu me një tripletë, duke marrë me vete topin në shtëpi.

Kështu Nottingham konfirmoi dhe një herë që nuk ndodhet rastësisht në vendin e tretë dhe një gafë e mundshme e Liverpool, do ta fuste atë sërish në garën për titull.

REZULTATI:

NOTTINGHAM FOREST 7-0 BRIGHTON

Dunk (A.G) 12’, Gibbs-White 25’, Wood 32’, 64’, (P) 70’, Williams 89’, Jota Silva 90+1’

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA