Po transportonte një vajzë të sëmurë, avioni ambulancë rrëzohet dhe shpërthen në flakë në Filadelfia: Asnjë i mbijetuar

01/02/2025 07:54

Një avion me dy motorë që transportonte një paciente fëmijë dhe nënën e saj u rrëzua në një lagje në verilindje të Filadelfias të premten në mbrëmje, duke shpërthyer në flakë.

Learjet 55 me gjashtë persona në bord u rrëzua pasi u nis nga Aeroporti Verilindor i Filadelfias, tha Administrata Federale e Aviacionit për CNN. Në bord ishte pacientja e mitur dhe nëna e saj, që po ktheheshin në Meksikë pasi fëmija ishte trajtuar në Filadelfia, zëdhënësi i operatorit të fluturimit Jet Rescue Air Ambulance, tha Shai Gold. Në bord ishin katër anëtarë të ekuipazhit, një pilot, ndihmës piloti dhe dy mjek, të gjithë shtetas meksikanë.

Avioni kishte destinacion përfundimtar Aeroportin Kombëtar Springfield-Branson në Misuri, ndërsa ishte planifikuar të ndalonte për karburant në aeroportin e Springfield.

“Nuk mund të konfirmojmë asnjë të mbijetuar”, tha kompania ajrore.

Pak para se avioni të rrëzohet, dëgjohet teksa një kontrollor i trafikut ajror përpiqet ta kontaktojë. “Medevac med service, kulla verilindore. Shërbimi mjekësor Medevac, kulla verilindore. Jeni në frekuencë?”

Një minutë më vonë, kontrollori dëgjohet duke thënë: “Kemi një avion të humbur”.

Videot nga vendngjarja tregojnë mjetin ajror në flakë. Disa persona aty pranë u lënduan, rrugët u mbyllën, po ashtu u mbyll përkohësisht dhe Aeroporti Verilindor i Filadelfias.

Shumë i trishtuar të shoh që avioni të rrëzohet në Filadelfia, Pensilvani”, tha Trump në një postim të Truth Social. “Më shumë shpirtra të pafajshëm humbën. Njerëzit tanë janë plotësisht të angazhuar”, shtoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA