Nga Kuvendi Rinor i Partisë Socialiste, Edi Rama hodhi akuza ndaj kryedemokatit Sali Berisha, por edhe ndaj disa partive të vogla.
Kryesocialisti u shpreh se vota për të djathtë, është votë e hedhur në oxhakun me blozë (të Berishës”. Ndërsa disa parti, shtoi ai, të re kanë vetëm moshën e kryetarëve.
“Ashtu sikurse duhet të dini se kjo nuk është koha për të djegur votën në oxhakun blozë, me partinë që ka llagapin e saj apo parti të reja, që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve. Kjo është koha kur të gjithë duhet të dinë se për të arritur Shqipërinë 2030 në rreshtin e flamujve evropiane, ka vetëm një trend për të gjithë PSSH.
Kjo është partia që ka moshën e të gjithë atyre që e mbështesin. Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër se kjo e jona, asnjë nuk është më e re se kjo jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë energji se kjo jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë rini se ne, dhe në asnjë forcë tjetër nuk ka vend për të rinj e të vjetër se sa te ne”.
Top Channel