Mungesa e tregut të shitjes dhe çmimi i ulët ka bërë që shumë agrume të mbeten ende në pemë pa u vjelur.
Një nga këto agrume është edhe limoni. Në Kurtin të Lushnjës shumica e fermerëve kanë më dhjetëra kuintal limona ende të pa vjelur.
Ata shprehen se shitjen e limonave e ka bllokuar çmimi i ulët me të cilin e kërkojnë tregtarët është shumë i ulët.
Një problem madhor për këta fermerë mbetet dhe malli i importit që vjen nga vendet fqinje. Sipas tyre tregu është mbingopur me limona importi, duke i bërë ata të pafuqishëm për të kërkuar çmim përballë tregtarëve.
Blerim Sina është një nga fermerët më të prekur pasi siç duket dhe nga pamjet limonat në tokën e tij po kalben në tokë pasi kanë arritur pjekjen. I gjendur përpara këtij fakti që përsëritet çdo vit Blerimi shpesh herë mendon braktisjen dhe largimin nga Shqipëria.
Fermerët e agrumeve këtë vit kanë pësuar goditje të mëdha siç ishte dhe rasti i bllokimit të mandarinave dy muaj më parë për shkak të normës së lartë të pesticideve që u gjet në to. Tonelata me mandarina u groposën dhe shumë të tjera mbetën në pemë.
Top Channel