E rëndë në qendër të Lushnjës! 21-vjeçarja i jep fund jetës duke u hedhur nga lartësia e pallatit

01/02/2025 15:58

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e sotme në Lushnjë.

Gazetari i Top Channel, Bledar Korreshi, raporton se një 21-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e një pallati.

Sipas të dhënave paraprake ajo nuk ishte banore e pallatit ku vendosi t’i japë fund jetës.

“Rreth orës 15:40, në lagjen “Kongresi”, Lushnjë, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i nëntë i një pallati dhe për pasojë ka ndërruar jetë, shtetasja K. K., 21 vjeçe, banuese në Karbunarë e Madhe, Lushnjë”, raporton policia.

Identifikimi është i vështirë fillimisht për shkak të dëmtimeve të marra, që i shkaktuan edhe vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, teksa dyshohet se e reja vuante nga depresioni.

Sipas raportimeve ajo ka tentuar edhe më parë t’i japë fund jetës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA