Qeveria zvicerane po ndërpret programet e saj të ndihmës zhvillimore për Shqipërinë.
Ky vendim, që përfshin edhe Bangladeshin me Zambinë vjen pasi parlamenti ndau më pak fonde për ndihmën e huaj në dhjetor sesa kishte kërkuar qeveria.
Parlamenti ka shkurtuar me 121 milionë dollarë buxhetin e bashkëpunimit ndërkombëtar për vitin 2025, sikurse raporton swissinfo, që shton se kjo lëvizje ndikon në bashkëpunimin dypalësh, ekonomik si dhe në organizatat shumëpalëshe.
Këshilli Federal u njoftua për shkurtimet e bashkëpunimit ndërkombëtar të mërkurën. Si rezultat, Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim do të përfundojë programet e saj dypalëshe të zhvillimit me Shqipërinë, Bangladeshin dhe Zambinë deri në fund të vitit 2028.
Nga viti 2025 deri në vitin 2028, do të ketë gjithashtu shkurtime të gjera për programet dhe organizatat vendore dhe tematike. Megjithatë, ndihma humanitare dhe ndihma për Ukrainën do të mbeten të paprekura.
Top Channel