LIVE Bayern-Arsenal/ Përmbyset rezultati në “Allianz Arena”, Kane shënon nga pika e bardhë e penalltisë (Video) 21/10 22:21
Alvaro Morata duket se është gati për një aventurë të re, pas vetëm 6 muajsh te Milani.
Sulmuesi spanjoll nuk është përshtatur sa duhet me kuqezinjtë dhe duket se tashmë po përgatitet për një transferim jashtë Italisë.
Siç raporton eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, Galatasarayi ka bërë një ofertë që e ka bindur kampionin e Europës me Spanjën për t’u transferuar në Turqi.
Nga ana tjetër, Milani është gjithashtu i gatshëm që ta lërë të lirë spanjollin, me palët që kanë arritur një marrëveshje paraprake.
Çdo gjë pritet të bëhet e kryer në orët në vijim.
Top Channel