Gjykata e Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar e kryesuar nga gjyqtarja Flojera Davidhi ka shpallur vendimin për të dyshuarit për kontrabandë mallrash, mos deklarim të ardhurash, pastrim parash dhe ushtrim pa licencë të aktiviteteve financiare.
Këta persona dyshohet se kanë sjellë në vendin tonë bizhuteri luksoze që dyshohet se janë vjedhur në Francë dhe shitur në vendin tonë. Siç raporton Anila Hoxha, mes të dyshuarve është Sokol Idrizi ish-shoferi i Ardi Veliut.
Gjykata e Posaçme ka vendosur dënimin e:
-Agustin Mesulit 11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj burg
-Altin Doda 11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
-Sokol Idrizaj 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg
-Elda Idrizaj 8 vite burg me gjykim të shkurtuar 5 vite e 7 muaj burg
-Florian Baku 11 vite burg me gjykim të shkurtuar 7 vite e 5 muaj
-Egi Idrizaj 7 vite burg me gjykim të shkurtuar 4 vite e 7 muaj për shkak të fëmijës pezullim i dënimit me burg
-Bora Idrizaj 2 vite burg i konvertohet në shërbim prove
-Vangjush Kashari pafajësi akuzohej për fshehje e të ardhurave
-Tomor Baruti 2 vite burg i konvertohet në shërbim prove
Ata dyshohen se kanë transportuar sende të vjedhura dhe me vlerë të çmuar nga shteti francez drejt Shqipërisë, ku janë shitur në mënyrë të fshehtë dhe kontrabandë përmes një argjendarie argjendarisë në Tiranë. Po ashtu edhe nëpërmjet faqeve online.
Top Channel