“Ka kryer krime kundër popullit sirian”/ Arrestohet kushëriri i ish-presidentit Bashar al-Assad

31/01/2025 18:53

Një kushëri i ish-presidentit sirian Bashar al-Assad, është arrestuar.

Gjeneral brigade Atef Najib, ish-kreu i Shërbimit të Sigurisë Politike në Deraa, u arrestua në Latakia. Ai është zyrtari më i lartë i regjimit të mëparshëm që është arrestuar që kur koalicioni i rebelëve radikalë islamikë përmbysi Assadin më 8 dhjetor.

“Krimineli Atef Najib u soll para autoriteteve kompetente për t’u gjykuar për krimet që ai kreu kundër popullit sirian,” shtoi agjencia e lajmeve siriane.

Kryengritja popullore kundër Bashar al-Assad filloi në Deraa më 15 mars 2011, pas arrestimit të 15 studentëve me dyshimin se kishin shkruar slogane kundër regjimit në muret e qytetit.

Emri i tij u përfshi në listën e sanksioneve të SHBA-së, së bashku me ato të zyrtarëve të tjerë të lartë të regjimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA