Aksident i rëndë në hyrje të Pogradecit, humbi kontrollin mbi mjet dhe përplaset me murin anësor të një tuneli, lëndohen shoferi dhe pasagjeri Një 24 vjeçar shqiptar është burgosur në Angli pasi oficerët e policisë i gjetën kokainë dhe 1000 paund.
Asmirald Abazi, 24 vjeç, me banim në Londër, ishte duke udhëtuar me një makinë Skoda kur u ndalua në High Street, Aldershot, rreth orës 2 të mëngjesit më 28 shtator 2023.
Automjeti u kontrollua dhe oficerët e policisë gjetën kokainë dhe 1000 £ në para cash.
Abazi u arrestua dhe u lirua me kusht, ndërsa oficerët e policisë kryen një sërë hetimesh. Më pas ai nuk u kthye nga lirimi me kusht në maj 2024. Pas kontrolleve të policisë, ai u gjet në Chineham, Basingstoke, më 5 shtator 2024 dhe u akuzua për posedim droge të klasit A.
Abazi u deklarua fajtor për veprën penale dhe u burgos për 30 muaj nga Gjykata e Winchester Crown dje (30 janar). Gjykata vendosi gjithashtu një urdhër konfiskimi për 1000 paund të cilat shkuan për bamirësi.
“Ne e dimë se furnizimi me drogë shkakton dëm dhe mjerim për komunitetet tona. Oficerët tanë janë të vendosur të vazhdojnë ndjekjen e pamëshirshme të kriminelëve për të reduktuar ndikimin negativ që ata kanë në komunitetin lokal, duke e bërë atë të sigurt për të gjithë”, tha zyrtari i sektorit të Krimit.
Top Channel