Një i mitur ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në afërsi të Fushë-Mëzez në Tiranës.

Policia bën me dije se rreth orës 20:30, është paraqitur në spitalin e Traumës 15 vjeçari, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta.

Aktualisht i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe i është nënshtruar një operacioni pasi plumbin e ka marrë në gjoks, ndërsa shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

Gazetarja e Top Channel Kleida Muka bën me dije se policia ende nuk e di të qartë vendngjarjen ku ka ndodhur plagosja dhe në ç’rrethana, pasi 15-vjeçari ka shkuar në banesë i plagosur dhe më pas i ati e ka dërguar në spital.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA