CHAMPIONS/ 18 ndeshje në një natë, mbyllet faza e ligës! Liverpuli ruan kreun e klasifikimit, Reali dhe Bayerni jashtë 8-shes (Rezultatet)

30/01/2025 00:59

Champions League ka mbyllur fazën e ligës së këtij edicioni me 18 transferta njëkohësisht.

Liverpuli ka arritur ta ruajë kreun e klasifikimit edhe pse u mund nga holandezët e PSV me rezultatin 3:2. Ndjekësit e tyre, katalanasit e Barcelonës nuk arritën të rrëmbenin vendin e parë nga Reds pasi nuk morën më shumë se një barazim 2:2 kundër Atalantës së Djimsitit.

Në duelet e tjera Aston Villa triumfoi mes golave ndaj skocezëve të Celtic duke siguruar një vend në 8-shen më të mirë. Djemtë e Xabi Alonsos mundën Sparta Prague dhe siguruan gjithashtu biletën për raundin e 1 të 16-ave.

Në 8 vendet e para përfunduan gjithashtu Arsenal dhe zikaltrit e Inter që fituan ndaj Gironës dhe Monacos. Ndërkohë 8-shja më e mirë u plotësua nga Atletico Madrid dhe francezët e Lille që triumfuan ndaj Salzburgut dhe Feynoord-it me rezultatet 1:4 dhe 6:1.

Ndër të tjera “Zonja e vjetër” u mund në shtëpi me rezultatin 0:2 nga Benfika ndëra kampionët në fuqi, Real Madrid fituan me lehtësi me rezultatin 0:2 kundër surprizës së këtij edicioni, Brest. Finalistët e edicionit të kaluar, Dortmund fituan ndaj Shakhtar Donetsk me rezultatin 3:1 dhe “Qytetarët” fituan po me të njëjtin rezultat ndaj Club Brugge.

Në takimet e tjera, PSG mundi me goleadë Stuttgartin ndërsa Sporting dhe Bologna ndanë një barazim në Lisbonë. Edhe pse tashmë të skualifikuar Sturm Graz dhe Crvena zvezda fituan ndaj Lepzigut dhe Young boys me rezultatin minimal 1:0

REZULTATET

TABELA

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA