“Procedura shkatërruese”/ Trump ndalon ndryshimin e gjinisë për moshat nën 19 vjeç

29/01/2025 11:45

Revanshi i Donald Trumpit nuk ka të ndalur: Mes shumë masave të forta të marra prej tij brenda vetëm disa ditësh që prej ardhjes në pushtet, presidenti amerikan firmosi së fundi një urdhër ekzekutiv për të kufizuar tranzicionin gjinor tek të rinjtë nën moshën 19 vjeç.

Në të gjithë vendin sot, mjekët po gjymtojnë dhe sterilizojnë një numër në rritje fëmijësh, ndërkohë që ndërhyrje të tilla të pakthyeshme mjekësore, normalisht janë të rezervuara për të rriturit. Kjo prirje e rrezikshme do të mbetet një njollë në historinë e kombit tonë dhe duhet të ndalet”, tha presidenti.

Prandaj, është politika e Shteteve të Bashkuara që të mos financojë, sponsorizojë, promovojë, ndihmojë ose mbështesë të ashtuquajturin “kalim” të një fëmije nga një gjini në tjetrën, dhe të zbatojë rreptësisht të gjitha ligjet që ndalojnë ose kufizojnë këto procedura shkatërruese duke ndryshuar atyre jetën”, shtoi ai.

Masa do të zbatohet edhe për terapitë hormonale dhe bllokuesit e pubertetit, teksa i dikton agjencive  federale që t’i japin fund financimit për institucionet, të cilat ofrojnë terapi të tilla, si dhe heqjen e trajtimeve nga mbulimi i sigurimit shëndetësor për anëtarët e Forcave të Armatosura dhe për familjet e tyre.

Më herët, shefi i Shtëpisë së Bardhë nënshkroi një urdhër ekzekutiv që udhëzon sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, që të rishikojë politikën e Pentagonit për trupat transgjinorë, vendim që me gjasë mund të çojë drejt një ndalimi të shërbimit të tyre ushtarak në të ardhmen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA