“Parandalimi i krimit zgjedhor gjatë 11 majit”/ SPAK miraton plan masash: Ngrihet grup hetimor, monitorim në terren

29/01/2025 10:07

A do të angazhohet administrata dhe struktura shtetërore për zgjedhjet? Dhe a do të lëvizin grupet kriminale për të mbledhur vota për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025?

Me konsideratën se këto janë krime zgjedhore, SPAK ka njoftuar strategjinë e hetimit të krimeve zgjedhore.

Ky dokument i bërë publik nga zyra e shtypit të Prokurorisë së Posaçme qartësohet se për strategjia për të parandaluar kriminalitetin zgjedhor do të jetë ajo e ndjekjes së parave. Një ndër to quhet nga SPAK monitorimi financiar që do të ndjekin me siguri prerjen e shiritave që ndodh rëndom gjatë fushatave zgjedhore.

Një grup pune më përbërje hetues të hetimit financiar dhe ekspertë të tjerë të fushës në Prokurorinë e Posaçme do të monitorojnë përdorimin e buxhetit dhe investimet publike të cilët nuk lejohen të kryhen gjatë periudhës zgjedhore nga subjektet e posaçme.

Task forca njofton SPAK do të ndahet në nivel qendror për tu drejtuar nga kryeprokurori Altin Dumani dhe një grup tjetër në terren që do të ndahen në 12 qarqe.

Një hetues i BKH do të atashohet direkt pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të shkëmbyer të dhëna në kohë reale.

Duke mbledhur forcat për të hetuar jo vetëm shitblerjen e votave, por edhe çdo formë tjetër ku nuk përjashtohet as influenca e krimit përmes kërcënimit, SPAK thotë në strategji se do të hapë një platformë  me një numër emergjent dhe raportime online.

Sidoqoftë mbetet në fuqi rruga klasike e vënies në lëvizje e prokurorit, që është ajo e kallëzimit. E fundit do të jetë media.

Do të ngrihet një grup pune i posaçëm që do të monitorojë të dhëna e bëra publike në media dhe rrjetet sociale dhe që më pas do t’ia përcjellë këto të dhëna Strukturës Qendrore dhe grupeve hetimore në terren.

Rasti më i fundit ku SPAK ka kërkuar dënimin për korrupsion në zgjedhje është ai i kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla, ndërkohë që fajtor është gjetur edhe ish-kryetari i Bashkisë së Himarës Fredi Beleri. Një rast tjetër si ai ish-deputetit Jurgis Cyrbja u zbulua nga komunikimet në SKY ECC.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA