“Jo më prezervativë për Gazën”/ Sekretarja e shtypit: Kemi harxhuar 50 milionë dollarë, humbje e kotë e parave të taksapaguesve amerikanë

29/01/2025 14:31

SHBA do të ndalojë prezervativët që dërgohen në Gaza, tha sekretarja e ri e shtypit e Donald Trump, 27-vjeçarja Karoline Leavitt.

Departamenti i Efiçencës së Qeverisë i Elon Musk dhe Zyra e Shtëpisë së Bardhë për Menaxhimin dhe Buxhetin zbuluan se rreth 50 milionë dollarë dolën nga taksapaguesit për të financuar prezervativët në Gaza, u tha Karoline Leavitt gazetarëve.

“Ky është një humbje e kotë e parave të taksapaguesve“, u shpreh Leavitt në konferencën për shtyp.

Prezervativët janë një element i zakonshëm i dërgesave të ndihmës së huaj. Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar thotë se prezervativët luajnë një rol të rëndësishëm në përpjekjet e USAID-it për parandalimin, kujdesin dhe trajtimin e HIV-it.

Musk, i cili drejton Departamenti i Efiçencës së Qeverisë të administratës Trump, e përshkroi këtë vendim si “maja e ajsbergut”, duke shtuar në një postim në X: “Mendimi im është se shumë nga ato para përfunduan në xhepat e Hamasit në fakt, dhe jo për prezervativë”.

Administrata Trump ka bllokuar gjithashtu një pagesë prej 37 milionë dollarësh në pritje për Organizatën Botërore të Shëndetit, shtoi Leavitt, pasi presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për ndërprerjen e lidhjeve me trupin global të shëndetit në ditën e tij të parë në detyrë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA