E ftohura dhe gripi kanë shumë simptoma të përbashkëta.

Ndonjëherë është shumë e vështirë të bësh dallimin mes të dyjave duke u bazuar vetëm në këto simptoma.

Të dyja sëmundjet shkaktohen nga viruset, por këto viruse janë të ndryshëm. Virusi ose viruset që shkaktojnë gripin shkaktojnë më shumë dëm në organizëm se viruset përgjegjës për të ftohurën.

Gripi dhe e ftohura janë sëmundje që prekin sistemin e frymëmarrjes. Gripi është më i rrezikshëm dhe shkakton probleme serioze.

E ftohura është një infeksion viral i pjesës së sipërme të sistemit të frymëmarrjes ku bëjnë pjesë: hunda, fyti, sinuset, trakea, laringiti dhe tubat bronkialë. E ftohura shkaktohet nga të paktën 200 viruse të ndryshme që janë ngjitës dhe transmetohen tek të tjerët. Ka një periudhë inkubimi nga një në shtatë ditë.

Gripi është një infeksion viral i sistemit të sipërm respirator ose atij të poshtëm që shkaktohet nga virozat. Viruset shkaktojnë shumë dëme në rrugët e frymëmarrjes. Gripi është një sëmundje ngjitëse dhe ka një periudhë inkubimi nga një deri në katër ditë. Zgjat nga 5 ditë deri në dy javë në varësi të infeksionit. Gripi ka potencialin të kthehet në një sëmundje deri vdekjeprurëse tek disa njerëz me imunitet të brishtë.

Gripi shkaktohet nga viruse që i përkasin dy kategorive: viroza A ose viroza B. E ftohura zakonisht shkaktohet nga rinoviruset por janë rreth 200 viruse përgjegjëse për këtë sëmundje.

Faktorët e rrezikut për të dy sëmundjet janë të ngjashme. Kontakti i afërm me një person të sëmurë. Ky kontakt arrihet nëpërmjet pështymës ose produkteve të prekura nga i sëmuri siç mund të jenë peshqirët, furça e dhëmbëve apo gota e ujit.

Kontakt me objekte të prekura nga i sëmuri siç mund të jetë doreza e derës e gjëra të tjera të përditshmërisë. Rreziku është më i madh tek njerëzit me sistem imunitar të dobët. Fëmijët dhe të moshuarit janë më të ndjeshëm ndaj këtyre viruseve. Stresi, duhanpirja dhe mungesa e gjumit rrisin rrezikun e infektimit.

Njerëzit që nuk kryejnë vaksinën e gripit janë më të predispozuar të preken nga sëmundja për shkak të numrit të madh të viruseve.

Në fazën fillestare të secilës prej sëmundjeve është e vështirë të bëhet dallimi, por me kalimin e ditëve situata është më e qartë.

Gripi shoqërohet me dhimbje të forta muskulare dhe dhimbje koke. E ftohura shoqërohet me pak kollë, ndërsa në rastin e gripit kolla është më e rëndë. Ndjesia e drobitjes është më e fortë në rastin e gripit. Të dyja sëmundjet shkaktojnë lëndime të fytit dhe sekrecione në hundë. Simptomat e gripit shpërthejnë për 3 deri në 6 orë, ndërsa të të ftohurës më ngadalë. Simptomat e gripit janë më të egra në krahasim me të të ftohurës.

Nëse keni vështirësi në frymëmarrje, lëndim të fytit, kollë me sekrecione me nuancë jeshile, dhimbje të kraharorit dhe temperaturë të lartë duhet të vizitoheni menjëherë. Të moshuarit, gratë shtatzënë, njerëzit që vuajnë nga diabeti, fëmijët nën moshën 2 vjeçare janë më të rrezikuar nga gripi.

Kurat më të mira të shtëpisë kundër të ftohtit dhe gripit janë të ngjashme. Zakonisht rekomandohen doza të larta të vitaminës C, qëndrimi në ajër me lagështirë, banjë me avull, gargarë me ujë me kripë, kompresa, çaj me mjaltë, limon dhe xhenxhefil e të tjerë./ Agroweb

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA