Inside Story/ Projektet rivitalizuese të ‘100 Fshatrave’ mbetën në letër, si u zbraz fshati i Mjedës

29/01/2025 21:18

Më shumë se 1 shekull më pas, fshati Kukël është lënë krejtësisht në harresë dhe po vuan braktisjen masive. Me një moshë mesatare mbi 40 vjeç, prej vitesh asnjë familje e re nuk zgjedh të ndërtoje jetën në këtë fshat.

Fshati ka pas 400 familje, tani ka 150. S’ka dasma, shkojnë të gjithë jashtë’ u shpreh Pashko Gjinaj

E vetmja pikë që i jep jetë këtij fshati është qendra muzeore Ndre Mjeda, e cila u rikonceptua në vitin 2014. Që atëherë, megjithëse u fut në listën e 100 fshatrave, nuk është vënë më dorë.

‘Kultura është pasqyrë e gjendjes së rënduar të gjendjes shpirtërore të shtetit ka nevojë për shumë gjona, ne e kemi krijuar por pastaj çfarë do bahet? ka amortizime, por në momente të caktueme kam pas mbështetje nga bashkia, por nuk është asht ba’ u shpreh Dom Nikë

Projekti i 100 fshatrave parashikonte rivatilazimin e fshatit nëpërmjet ndërtimit të një tregu dhe një pike grumbullimi të produktivë të zonës, një shëtitore buzë lumit si dhe ndërhyrjes në rrjetin e kanalizimeve. Të gjitha mbetën në letër. Bashkia e Vaut të Dejës se në Kukël dhe Mjedë nuk është vënë dorë.

‘Unë insistoj dhe këmbëngul se duhet bërë diçka, se objekti pa popull mbetet i zymtë, njerëzit e hupin shpresën për të ndihmuar dhe në këtë drejtim ishte ideja e 100 fshatrave por ajo ka mbet rrugës’ u shpreh Dom Nikë Ukgjinaj

Ndryshe nga harresa e institucioneve, studiues të muzeologjisë kanë ndërmarrë një nismë private për ti rikthyer shkëlqimin zonës. “Një çati për kulturën” po përpiqet të mbledhë fonde nëpërmjet go fund për të rivitalizuar këtë godinë, e ndërtuar më 1913. Aty ku besohet se Mjeda u frymëzua për të shkruar “Andra e Jetës”.

‘Ne duam ashtu si Mjeda që eme një qëllim të qartë, duam tu japim banorëve me artizanat, për tu marrë me produktet lokale që lidhen me Zadrimës, duhet të restaurohet çatia dhe godina’ u shpreh Inesa Sulaj, eksperte muzeologjie.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA