Në vendin tonë janë në total 3 mijë fshatra, por vetëm një pjesë e vogël u përzgjodhën për t’iu nënshtruar një transformimi.
Programi angazhoi katër ministri dhe një sërë institucionesh. Qëllimi ishte zhvillimi i fshatrave përmes rikthimit të banorëve. Institucionet do të ndërhynin me investime kapilare në infrastrukturë, rrugë, sheshe, kanalizime, ujësjellës, agroturizëm, rehabilitim objektesh të trashëgimisë
‘Mënyra se si u investua në këto ‘100 Fshatra’ kishte shumë paqartësi në pjesën e qëllimeve, sepse nuk mjafton t’i bësh një rrugë fshatit dhe ai bëhet fshat turistik, ti bësh një qendër shëndetësore, ti çosh ujësjellësit e bën fshatin turistik dhe ke përmirësuar jetën e tyre’ u shpreh Agron Haxhimali, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Bashkitë
Për implementimin e programit, u krijua Akademia “100 plus” që angazhoi grupe studentësh, profesorë, universitete dhe ekspertë. Ata u shpërndanë në terren për tu njohur me situatën e fshatrave.
Paketat e 100 fshatrave që u propozuan nga grupet që zbritën në terren, për të ndërtuar këtë vizion të madh kombëtar, ngelën vetëm në kuadrin e një ekspozite pompoze. Ato nuk u shndërruan kurrë në projekte.
Për këto projekt ide që nuk u zbatuan asnjëherë, sipas një Raporti të Kontrollit të Lartë të shtetit, shteti shpenzoi plot 26 mln lekë për honorare. “100 fshatrat”, kopjoi modelin portugez të viteve 90-të dhe parashikonte që transformimi të ndodhte brenda një periudhe 4-vjeçare.
Top Channel