Si u shpenzuan paratë e 100 fshatrave?
Zonat rurale kanë nevojë për rrugë, ujë e kanalizime por, një pjesë e fondeve kanë shkuar për promovimin e zonave të 100 fshatrave nëpërmjet eventeve kulturore, sportive, kulinarie, sociale.
Në korrik 2023 u shpall fituesi i “Festivali Nona, Festa Kombëtare e Gjysheve Shqiptare, në Përmet, për plot 12,8 mln lekë. Panairi “Taverna e Adriatikut nga bashkia Durrës kushtoi 6.3 mln lekë.
Festa e Qershisë Drobonik, në Berat kushtoi 1.5 mln lekë; “Panairi i Fruta Perimeve në Divjakë 1.8 mln lekë; evokimi i traditës në Korçë, kushtoi plot 10 mln lekë; “Festa e Rrajcës, Jehona e Daulleve në Ahet e Shebenikut”, kushtoi 2.1 mln lekë;
“Festa e Roshnikut” 8,1 mln lekë; “Festa e Ardenicës” 2.6 mln lekë; Festa e Voskopojës 8.4 mln lekë;: “Panairi i zonës ” 3.6 mln lekë, festa e mollës ë Korçë kushtoi 4.8 mln lekë, festa e Ullirit në Berat kushtoi 2 mln lekë.
Bie në sy shpenzimi për “Ditën Olimpike në Thumanë që kushtoi 7.3 mln lekë. Këto, janë vetëm disa prej aktiviteteve ku janë shpenzuar miliona me impakt të papërfillshëm.
Por, një pjesë e tenderave nuk kanë lidhje fare me programin. Në emër të ‘100 fshatrave’ është zhvilluar edhe panairi i ditës së verës në Elbasan që ka kushtuar 11.6 mln lekë, Festa e Flamurit në Vlorë që ka kushtuar 3.4 mln lekë, Dita e diasporës në Shkodër, “South Outdoor Festival” që ka kushtuar 17.3 mln lekë apo “Vlora Night Out”.
106 mln lekë të reja do të kushtojë unifikimi i gardheve në zona bregdetare, rehabilitimi mjedisor dhe pika panoramike. Ky tender është shënuar me flamur të kuq nga Open Data. Kjo pasi oferta e operatorit fitues nuk ishte më e ulta ekonomikisht. Për më tepër, u s’kualifikuan gjithë operatorët e tjerë.
‘Janë pikërisht këto fonde që në fund duken si fonde me destinacion të përcaktuar, shkojnë ende për disa shërbime që janë kaq periferike dhe ka pa ndikim saqë ti e kupton ashiqare saqë ti e kupton ashiqare që janë të përcaktuara, pra jepen fonde për të fituar dikush ca fonde, jo jepen fonde për të zgjidhur një problem. Këto janë fonde me destinacion të përcaktuar, pra jepen që dikush të marrë ca fonde’ u shpreh Pano Soko, ekspert ekonomie
Në morinë e tenderave të pakuptimtë janë edhe këto dy prokurime me vlerë përkatësisht 81 mln dhe 65 mln lekë që parashikojnë të mbështesin bashkitë me ekspertizë për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në territorin e fshatrave me potencial turistik.
Ky është një tjetër tender i zhvilluar nga Fondi shqiptar i zhvillimit me vlerë 317 mln lekë. Objekti është ndërhyrja në infrastrukturën rrugore të disa fshatrave. Fituesit janë shpallur ë muajin nëntor 2022 dhe janë Arifaj ShPK dhe Denis 05, në pronësi të Hajrderin Ukperaj. Por në mars të vitit 2024, kjo kompani ka shpallur falimentin duke nisur edhe procesin gjyqësor, ndërkohë që projekti prej 317 mln lekësh kishte afat dy vjeçar.
Top Channel