Berisha prezanton programin e PD për arsimin dhe shkencën: Do heqim mesataren për pranimin në Universitet, do dyfishojmë buxhetin

29/01/2025 18:24

Kreu i Partisë Demokratike ka prezantuar sot programin e PD për Arsimin dhe Shkencën.

Berisha deklaroi se PD do të ulë tarifën për universitetet dhe do të rrisë buxhetin për arsimin. Po ashtu tha se mesatarja nuk do të jetë më prioritet për degët e universiteteve.

“Pranimet në universitete do jenë tjera, nuk është më mesatarja ajo që udhëheq, jo, do të hiqet. Shqipërinë, absolutisht do ta shndërrojmë në një model të vërtetë rajonal dhe më gjerë për sistemin e saj arsimor. Jemi të vendosur të dyfishojmë buxhetin për arsimin. Ne, jemi të vendosur të dyfishojmë rrogat e arsimtarëve. Ne jemi të vendosur, pavarësisht nga çmimi, të aplikojmë dhe të zbatojmë teknologjitë më të fundit. Transformimi i arsimit tonë, do të bazohet në transformimin digjital të këtij sistemi”, tha ai.

Sipas kreut të PD, arsimi është procesi më i vështirë dhe më serioz për t’u ndërtuar.

“Ku e filluam ne? Nuk mund të them se e filluam, ama në vitin 2005 kishte gjithsej 3.2% të shqiptarëve me diplomë të lartë, në një kohë kur kishte vende me 32%, në një kohë kur BE ishte me 23% mesataren e vet.

Ne hapëm dyert, ata ftuan politikën e dyerve të hapura. Politikë kjo, e  adaptuar nga vendet e lira prej shumë e shumë dekadash. Diktaturat e kishin frikë shkollën e lartë, dhe e përdornin si privilegj. Vendet e lira, e shihnin si një mundësi, si një oportunitet për të gjithë ata që dëshironin të shkolloheshin.

I vunë kufizimit, vunë mesataren si një satër, duke përjashtuar absolutisht 95% të të gjithë fëmijëve të zonave verilindore-juglindore të vendit, sepse shkollat e mesme të tyre ishin larg shkollave të mesme të Tiranës dhe të qyteteve, në shumë aspekte”, tha Berisha.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA