Megjithëse në 2013 ishte Kryeministri i parë që i hapi derën e zyrës së tij dy aktivistëve për të drejtat e LGBT, Sali Berisha, i frymëzuar nga fushata e Presidentit amerikan Donald Trump, kërkon që të njihen me ligj vetëm gjinia femërore dhe mashkullore, megjithëse në Shqipëri vetëm dy të tilla njihen.
“Ne kemi përgatitur një ligj në kuadrin e desorosizimit që dorëzojmë sot, me të cilin sanksionojmë se Republika e Shqipërisë njeh dy gjini, ato që i ka bërë Zoti, mashkull dhe femër. Në mënyrë që t’i japim fund çdo lloj tentative dhe përpjekje.
Ligji tjetër me dënim ai që flet për Prindin 1 dhe Prindin 2. Do ketë sanksione.
Këto janë vetëm fillimet, këta e kanë shtrirë në shkolla, e kanë shtrirë në falsifikimin e historisë, uoke është bërë një rrymë e veçantë jo vetëm në media, por është degëzuar në shumë drejtime. Lufta me kulturën uoke do jetë një betejë pa kompromis e jona. Është beteja për të vërtetën. Ne nuk kërkojmë asnjë deformim. Gjërat siç janë“, tha Berisha.
Sali Berisha ka urdhëruar ekspertët e tij të shkruajnë një ligj ndëshkues për këdo që mbron tezen e prindit 1 dhe prindit 2 .
Top Channel