Torturimi dhe vrasja e dy të rinjve në ’97-ën, Gjykata e Beratit dënon Byniamin Hajron me 25 vite burg

28/01/2025 18:50

Gjykata e Beratit ka shpallur ditën e sotme vendimin për shpalljen fajtor te Byniamin Hajro, i cili ka qenë i akuzuar për veprën penale “vrasje me paramendim”.

Prokurori Eni Çulli nga organi akuzës ka kërkuar për Hajron dhënien e dënimit prej 25 vitesh, masë e lënë në fuqi dhe nga trupi gjykues i kryesuar nga Ardiola Cela.

Byniamin Hajro ose siç njihej Bujo çami ish kreu i bandës së vakëfit akuzohet për vrasjen e dy të rinjve Arjan Avdullai dhe Edmond Pema ngjarje e ndodhur në vitin 1997 ku pasi i torturoi dy te rinjtë i lidhi me tel me gjemba duke i vënë flakë më pas në mes të lagjes.

Ngjarja ka ndodhur më 2 qershor të vitit 1997. Arjan Avdullai dhe Eduart Pema u morën peng, u lidhën me tela me gjemba në garazhin e banesës së Bujo Çamit.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA