Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu po planifikon të takohet me Presidentin e SHBA Donald Trump në Uashington që në fillim të javës së ardhshme.
Nëse udhëtimi i Netanyahut bëhet së bashku në atë hark kohor, ai mund të jetë lideri i parë i huaj që takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë që nga inaugurimi i tij javën e kaluar.
Associated Press raporton se detajet mund të zbulohen kur i dërguari i posaçëm i Trump për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, të udhëtojë në Izrael këtë javë për bisedime me Netanyahun dhe zyrtarë të tjerë izraelitë.
Axios, i cili raportoi fillimisht planifikimin për udhëtimin, tha se ky është një gjest nga Trump ndaj Netanyahut, kjo si pasojë e marrëveshjes për lirimin e pengjeve dhe armëpushimin e Gazës. Zyrtarët izraelitë i thanë Axios se ardhja e Netanyahut në Uashington varet kryesisht nëse shëndeti i tij është rikuperuar pas operacionit të fundit të prostatës.
Trump ngacmoi vizitën e ardhshme në një bisedë me gazetarët në bordin e Air Force One të hënën, por nuk dha detaje të planifikimit. “Unë do të flas me Bibi Netanyahu në një të ardhme jo shumë të largët”, tha ai.
Nga ana tjetër, zëdhënësi i Netanyahut, Omer Dostri tha se lideri izraelit nuk ka marrë ende një ftesë zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.
Trump gjithashtu përsëriti dëshirën e tij për të zhvendosur palestinezët nga Gaza drejt vendeve më të sigurta si Egjipti ose Jordania.
Top Channel