30/01 01:12
Mërgim Berisha vijon aventurën e tij në Gjermani, me sulmuesin 26-vjeçar që është prezantuar te ish-klubi i tij, Augsburg.
Sulmuesi shqiptar, i cili përfaqëson Gjermaninë është huazuar nga Hoffenheim te Augsburg deri në fund të këtij sezoni, me të drejtën e blerjes për 8 milionë euro.
Për Berishën ka pasur interes edhe nga Anglia e Italia, konkretisht Leeds United dhe Monza, por duket se ai ka zgjedhur mos të largohet nga Bundesliga dhe është gati të ndihmojë skuadrën e tij të arrijë objektivin e këtij sezoni.
Top Channel