
Kur vazhdon të mbetet e mistershme zhdukja e Ervis Martinit, dhe kur ndaj tij të penduar dhe komunikime në Sky po ekspozojnë të pathënat e krimit, SPAK bën lëvizjen e radhës.
Me kërkesën për të konfiskuar 34 asete për t’ia kaluar shtetit, SPAK këmbëngul se miliona euro pasuri nuk justifikohen dhe se janë produkte të ardhura nga krimi.
Pasuritë janë të njëjtat që më herët SPAK i përfshiu nën sekuestro preventive , duke nisur nga shoqëria king kazino me statusi të pezulluar dhe që i përkiste në aksionet 100% Ervis Martinit, njohur ndryshe si “mbreti” i lojërave të fatit në vend.
Nëntë subjekte të tjera janë gjithashtu shoqëri që nga prodhimi i energjisë, këmbimi valutor, eksportim kafeje dhe ushqimesh dhe telekomunikacioni, të cilat rezultojnë në emër të personave të bashkëlidhur dhe të të afërmve të Ervis Martinaj, zhdukur prej gushtit 2022, ose katër muaj mbasi gjykata kishte shpallur masë arresti në mungesë.
Siç edhe në rastet e tjera të pasurive që dyshohen të pajustifikuara kërkohet konfiskimi i afro pesë hektarë tokë e blerë në qytete të ndryshme kryesisht në zonën bregdetare, dhe e ndarë në parcela ullishtash.
Duke nisur nga toka në Piqeras, Sarandë deri në Kurbin. Kërkesës për tu konfiskuar nuk i kanë shpëtuar edhe pesë automjete, njësi shërbimi apartament në Vlorë dhe një vilë në Surrel.
Pritet që gjatë procesit familja e Ervis Martinaj të kundërshtojë përmes avokatëve, siç edhe ndodhi gjatë sekuestros.
Top Channel