Një plagosje me thikë ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Visha” në kryeqytet, ku një person ka plagosur me thikë dy vëllezër, A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç.

Paraprakisht raportohet se ngjarja ka ndodhur për motive banale ndërsa autori ka rënë në prangat e policisë. Dy personat e plagosur janë transportuar në spital.

“Rreth orës 12:50, në rrugën “Ali Visha” pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. H., rreth 51 vjeç ka goditur dyshohet me një mjet prerës shtetasit A. K., 51 vjeç dhe A. K., 57 vjeç(vëllëzer), të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Nr. 1, autorin e dyshuar shtetasin Sh. H, për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të rastit.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”-njofton policia.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA