Dy persona janë arrestuar nga policia në Gjirokastër pasi kanë shantazhuar një 40-vjeçare.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga operacioni i koduar “Profili”, kanë rënë në pranga Albano Xheka 45 vjeç dhe Artur Lika 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se ata kanë kanosur nëpërmjet celularit, një 40-vjeçare, për dhënien e shumës 2000 euro, që të fshinin disa foto intime të saj, nga rrjeti social “Tik Tok”.
Të dy ata janë arrestuar për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, të kryera në bashkëpunim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel