Kapen “mat” duke dorëzuar kokainë te klienti pranë qendrës tregtare në Tiranë, arrestohen 3 të rinjtë

28/01/2025 10:38

Finalizohet pas disa muajsh hetime, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Collaboration 2”.

Si rezultat, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike që kryhej nga 3 shtetas, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta