Vrau bashkëmoshatarin me thikë pas një sherri banal, Prokuroria e Shkodrës mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 15-vjeçarin

27/01/2025 13:06

Prokuroria Shkodër mbyll hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin e mitur Klodian Kolbucaj, i cili akuzohet për veprën penale ‘Vrasja në rrethana të tjera cilësuese’

15-vjeçari akuzohet se ka vrarë me thikë pas një sherri banal bashkëmoshatarin e tij Emiljano Gjoni.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, përfundoi hetimet dhe dërgoi në gjyq të miturin në konflikt me ligjin, shtetasin K.k për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, të parashikuar nga neni 79, gërma “a” e Kodit Penal.

Nga hetimet e zhvilluara në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër në kuadër të procedimit penal nr.1538, të vitit 2024, u arrit të provohet se, në datën 14.10.2024, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur lagjja “Skënderbeg”, rruga “Ing.Gjovalin Gjadri”, të qytetit të Shkodrës, i mituri në konflikt me ligjin K.K, pas një konflikti për motive të dobëta me të miturin E.Gj, e ka qëlluar këtë të fundit me një send prerës shpues, thikë duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse.

Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, shpreh angazhimin e plotë për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë vepra penale kundër jetës dhe shëndetit të personit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA