Pjesë e një grupi kriminal që kontrabandonin kokainë nga Amerika Latine, arrestohet ish-ylli i Interit

27/01/2025 13:35

Ish-mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, është arrestuar si pjesë e një hetimi për kontrabandën e kokainës.

36-vjeçari, i cili para pak ditësh u bashkua me Lokeren-Temse, skuadër e vendlindjes së tij në Belgjikë dhe madje shënoi në debutimin e tij këtë të premte, me anë të një goditje nga këndi.

Megjithatë, The Sun raporton se të hënën në mëngjes u zbulua se ish-ylli i Romës dhe Interit u arrestua nga policia si pjesë e një hetimi për kontrabandën e drogës nga Amerika e Jugut nëpërmjet portit të Antwerp.

Përafërsisht, 30 shtëpi u bastisën në zonat e Antwerpen dhe Bruksel si pjesë e goditjes.

Zyra e prokurorit publik të Brukselit tha: “Policia gjyqësore federale e Brukselit kreu tridhjetë kontrolle të shtëpive të hënën në mëngjes në kontekstin e një dosjeje nga departamenti i krimit të organizuar të zyrës së prokurorit publik të Brukselit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA