Hetimi disiplinor ndaj kryeprokurorit të Sarandës, shtyhet seanca ndaj Llahos! Zbulohet letra drejtuar ILD

27/01/2025 11:17

Kryeprokurori i Sarandës i pezulluar nga detyra sipas kërkesës së SPAK, duhej të përballej sërish me një çështje administrative të hapur nga inspektorati që ka çmuar si të drejta ankesat e një prokuroreje kundër eprorit.

Me një gjetje të tillë, ILD kërkon për herë të dytë brenda një muaji procedimin disiplinor ndaj Kledian Llahos.

Për çështjen e parë, ILD thotë se prokurori nuk hetoi një çështje sipas urdhrave të gjykatës, pavarësisht se Llaho insiston se gjatë pandemisë ishte e vështirë të hetoje e për më tepër nuk janë shkaktuar pasoja nga çështja. Për kërkesën më të fundit, Kledian Llaho nuk u paraqit kurse në shkresën e përcjellë këshillit kërkoi kohë dhe avokat.

Përmes një letre dërguar anëtarëve, Llaho thotë se inspektorati nuk i ka vënë në dispozicion dokumentet, diçka e tillë u kundërshtuar nga inspektorja Daniela Sulaj.

Në të njëjtën kohë ndaj prokurorit të Sarandës, gjykata antikorrupsion ka shpallur pezullimin nga detyra për dyshimet se kreu korrupsion me një dosje, që kishte nën hetim disa zyrtarë në këtë qytet.

Këshilli do japë vendim më 30 janar nëse do ja zbresë pagën në masën 40%. Kurse në 27 shkurt do dëgjojë ILD për herë të dytë për të njëjtin prokuror

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA