FOTO/ U arrestua për vrasjen e Irakli Davellës, kush është Jenis Tulja me dy emra
27/01/2025 17:38
Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli janë arrestuar nga policia greke për vrasjen e shqiptarit, Irakli Davella dhe plagosjen e Etmond Hysës.
Jenis Tulja rezulton pronar i një kafeneje në Petroupoli të Athinës. Në sistemin e policisë greke rezulton i riregjistruar edhe si Denis Ruci.
Vëllai i tij, Fation Tulja, rezulton i arrestuar në Tiranë në prill 2024 teksa është kapur me armë zjarri pistoletë pa leje. Ndërsa Mirjan Guveli, rezulton i regjistruar në sistemin e policisë greke edhe si Mario Guveli.
Të dy të dyshuarit për vrasje rezultojnë banorë prej vitesh të Athinës.
Davella u ekzekutua më 15 dhjetor të vitit që lamë pas në Thermomakedonon, Arhinë.
Top Channel