Egli ka biseduar me G Banin për raportorin e Loredanës me Jozin dhe vizitës së babait të banores të shtunën.
Egli tha se edhe sikur t’ia falnin Jozin, nuk e merrte, ndërsa shtoi se më mirë del në rrugë me një “chihuahua” se sa me Jozin. Chihuahua ishte termi që Jozi përdori për Gjestin.
Pjesë nga biseda:
Egli: O zotëri po ty të erdhi këtu, e dëgjuam me veshët tanë. Unë nuk po ua përdor se kam respekt për atë gocën.
G Ban: Ashtu është!
Egli: Ne qëndrojmë përballë një fakti të dikujt që ka ardhur dhe një hipoteze. Loredana zihet me mua për këtë, jo me Jozin
G Ban: Kjo është gjendja
Egli: Kjo është patetike. Ai djalë paska qenë ‘sex simbol i Shqipërisë’. Nuk e di d.m.th. E di kush është diferenca mes meje dhe Loredanës, i thashë. “Ti je kështu, perëndi greke je, por e ke trurin bosh’. Unë prirem të tërhiqem nga truri. Kjo është diferenca. Mua me ma fal Jozin… se më tha qëparë ‘Merre Gjestin si chihuahua. Vallaj i thashë ‘e kam më për nder një chihuahua se me ty përkrah’.
G Ban: Francezi thotë ‘më mirë vetëm se sa i keq shoqëruar’.
Top Channel