Atentati mafioz në Athinë/ Arrestohen dy shqiptarë, akuzohen për vrasjen e Irakli Davellës
27/01/2025 15:05
Policia greke është duke zhvilluar një operacion për ekzekutimin e urdhër arresteve ndaj personave të dyshuar për vrasjen e 47-vjeçarit shqiptar Irakli Davella dhe plagosjen e rëndë të 46-vjeçarit Edi Lulo alias Etmond Hysa.
Deri tani janë arrestuar dy persona, shtetas shqiptarë. Operacioni i nisur prej orëve të mëngjesit është në zhvillim e sipër dhe detaje të reja priten në vijim.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Thrakomakedones të Athinës paraditen e 15 dhjetorit, ku nga një automjet në lëvizje u hap zjarr duke lënë të vdekur 47-vjecarin nga Mesopotami i Finiqit, ndërkohë që mbeti i plagosur rëndë 46-vjecari nga Puka, i cili kishte mbërritur në Greqi nga Duseldorfi i Gjermanisë por banonte edhe në Dubai.
Top Channel