A do të ndërtojnë bektashinjtë shtetin e tyre? Ferdinand Samarxhi në “Top Story”: Është kërkuar prej kohësh, Rama po e realizon

27/01/2025 21:30

Gazetari Ferdinand Samarxhi analizoi në “Top Story” ndërtimin e shtetit bektashi në vendin tonë.

Ai deklaroi se Kryegjyshi botëror ka kërkuar prej kohësh ndërtimin e një shteti të tillë, por është Rama ai i cili po e diskuton.

Ndër të tjera Samarxhi, u shpreh se beson që Edi Rama do ta arrijë krijimin e një shteti të tillë.

“Kur u bë censusi pyetja për besimin nuk ishte e legjitimuar, që këtu nuk është e sakte. Bektashinjtë janë shumë më shumë, për sa i përket kësaj, deri

Censusi për besimin fetar u la me dëshirë, atëhere kjo nuk jep numrin e sakte. Përderisa ata që kanë vajtur për censusin nuk janë interesuar atëhere edhe numri nuk është i saktë.

Ato numra për ne për të gjitha besimet janë të pasakta, nuk është deklaruar zyrtarisht që secili të tregonte rreth besimit të tij.

Bektashinjtë dhe ortodoksët kanë marrë vetë iniciativën për të deklaruar besimtarët e tyre. Numri i tyre është shumë më i madh dhe në rritje. Me atë 5% nuk krahasohet fare. Ata po vazhdojnë prezencën e besimtarëve të tyre.

Kjo është kërkesa e atëhershme Kryegjyshit botëror, që kjo qendër e madhe botërore, ashtu siç ka pasur edhe statusin e saj botëror, dhe këtë e ka kërkuar vazhdimisht, që nga Nano deri tek Rama, këtë po e diskuton Rama. Patjetër që do të realizohet”, tha Ferdinant Samarxhi.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta