Milani ka arritur një fitore të rëndësishme në Serie A me përmbysje në minutat e fundit përballë Parmës, me rezultatin 3-2.
Sfida nisi më mirë për miqtë, të cilët arritën të shënonin në minutën e 24’ me anë të Cancellierit, ndërsa ishte një 11-metërsh që u kthye në gol nga ana e Pulisic që riktheu baraspeshën në “San Siro”.
Del Prato ngriti në festë miqtë, duke i kaluar sërish në avantazh me anë të një goli të shënuar në minutën e 80’.
Pavlovic shënoi për të rikthyer baraspesëhn në të 88’, por goli i u anulua për një pozicion të parregullt nga VAR.
Atëherë kur çdo gjë po shkonte drejt fundit, Reijnders në minutën e 92’ shënoi për të barazuar sfidën dhe tre minuta më vonë, “i padëshiruari” Chukwueze përmbysi takimin.
Kështu Milani mori tre pikë të rëndësishme duke u ngjitur në vendin e 6-të, me tre pikë më pak se Juventusi.
REZULTATI:
MILAN 3-2 PARMA
Pulisic (P) 38’, Reijnders 90+2’, Chukwueze 90+5’ / Cancellieri 24’, Del Prato 80’
GOLAT (VIDEO)
Top Channel