Mijëra qytetarë protestojnë në Greqi: Duam drejtësi për aksidentin e Tempit!

26/01/2025 13:41

Mijëra grekë protestuan të dielën në mesditë në qytetet më të mëdha të Greqisë.

Protestuesit kërkuan drejtësi për aksidentin e Tempit, ku dy trena u përplasën në 28 shkurt 2023 dhe si pasojë gjetën vdekjen 57 vetë, mes tyre edhe 5 shtetas shqiptarë.

Protestuesit kërkuan vënien para përgjegjësisë ligjore të përgjegjësve si dhe një proces të ndershëm, pasi sikurse besojnë familjarët e viktimave, qeveria tenton të heqë përgjegjësitë e saj nga ky aksident.

Më herët, autoritet lokale kryen punime në zonën e aksidentit duke mbuluar gjithë gjurmët e këtij aksidenti.

Familjarët e viktimave thonë se njëri prej trenave transportonte ndalesë të rrezikshme, ç’ka është hedhur poshtë prej hekurudhave greke.

Lidhur me këtë proces janë në ndjekje penale dhjetëra punonjës shtetërorë ndërsa dy prej dëshmitarëve kryesorë në këtë ngjarje, humbën jetën në dy aksidente të dyshimta rrugore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA