Një 34-vjeçar është vënë në pranga, pasi lëvizte me armë zjarri në Tiranë.

Ai u ndalua në flagrancë nga policia në rrugën “Pjetër Bogdani” dhe gjatë kontrollit i është gjetur një pistoletë dhe një krehër me municion luftarak, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e tij.

M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA