Korçari rrezikon 25 vite burg/ Partnerja e tij e mitur lindi fëmijë, përfundojnë hetimet për të riun

26/01/2025 12:33

Prokuroria e Korçës ka përfunduar hetimet në lidhje me Dritson Kurtin 21-vjeçarin i cili u arrestua menjëherë pasi bashkëjetuesja e tij 13-vjeçare solli në jetë një foshnjë në maternitetin e Korçës.

Për organin e akuzës në përfundim të hetimeve ka rezultuar se Dritson Kurti ka kryer veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” i cili dënohet me jo më pak se 25 vite burg.

Çifti i bashkëjetuesve i përket komunitetit rom dhe martesat në moshë të hershme janë një traditë ndaj gjyshja e tij tregon se nipi i saj dhe nusja janë njohur me shkuesi dhe kanë marrë edhe aprovimin e prindërve të vajzës. Tani barra për tu kujdesur për 13-vjeçaren dhe vajzën e sjellë në jetë bie mbi supet e të moshuarës.

Për të miturën e cila mban në krahë një foshnjë 5-muajshe jetesa pa bashkëjetuesin është shumë e vështirë pasi ai ka qenë i vetmi krah pune për familjen ndërkohë që rrezikon të dënohet me 25 vite burg ndaj ajo kërkon lirimin e tij.

Në shtator të vitit të kaluar Dritson Kurti u arrestua nga policia pas njoftimit të Maternitetit të Korçës se një 13 vjeçare kishte sjellë në jetë një foshnjë.

Pavarësisht se e mitura dhe familjarët e saj deklaruan se nuk bëhej fjalë për abuzim seksual, por për një martesë sipas traditës, prokurorja e çështjes ka ngritur akuzën veprën penale të nenit 100/2 që dënohet me të paktën 25 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA