Jannik Sinner nuk njeh rivalë, talenti italian i tenisit mund pa probleme Zverev dhe fiton për herë të dytë radhazi titullin e Australian Open

26/01/2025 12:39

Jannik Sinner është për herë të dytë radhazi kampioni i Australian Open.

23-vjeçari italian mundi pa probleme gjermanin Alexander Zverev 3-0 me sete (6-3, 7-6, 6-3), duke ruajtur titullin që fitoi një vit më parë.

Sfida në Melbourne ishte e lehtë për numrin 1 në renditjen e ATP, duke e mundur rivalin e tij në më pak se 2 orë.

Ky është titulli i tretë Grand Slam që italiani fiton pas Australian Open 2024 dhe US Open 2024, duke treguar se është një emër premtues për këtë sport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA