Guvernatori i Teksasit: Trump po jep ‘efekt’, po bie ndjeshëm numri i emigrantëve të paligjshëm

26/01/2025 19:59

Guvernatori republikan i Teksasit, vend i cili kufizohet me Meksikën, pretendon se politika e Trumpit për imigracionin po jep efekt të menjëhershëm.

Sipas tij, numri i njerëzve që kalojnë kufirin po pëson rënie “drastike”.

Greg Abbott deklaroi për Fox News se ndryshimet e presidencë së Trump, u panë brenda orës së parë të marrjes së detyrës. Ai tha se ushtria u dërgua në kufi për të ndaluar njerëzit që kalonin ilegalisht.

“Numri i njerëzve që kaluan më 19 janar ra në mënyrë dramatike,” thotë Abbott.

Mbrojtësit e imigracionit pretendojnë se një numër i madh emigrantësh ende po arrijnë dhe po kalojnë kufirin jugor amerikan, por shumë po i drejtohen kontrabandistëve për të hyrë ilegalisht në SHBA.

Guvernatori i Teksasit shton se Trump – duke punuar me “carin e kufirit” Tom Homan, ‘do u tregojnë derën’ emigrantëve të paligjshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA