Të shtëna me armë janë regjistruar pasditen e sotme rreth orës 18:40 në Orikum të Vlorës.
Paraprakisht raportohet se një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat, i cili është transportuar me urgjencë për në spitalin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur pranë një karburanti në qytetin bregdetar.
Policia thotë se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Qerim Bello ka plagosur me armë zjarri shtetasin Sildi Velaj 29 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 18:40, në ambientet e një karburanti (bar), në Orikum, dyshohet se gjatë një konflikti, për motive të dobëta, shtetasi Q. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin S. V., 29 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Top Channel